Bombë në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në Mitrovicën Veriore

Një mjet shpërthyes është gjetur në oborrin e shtëpisë të një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Mitrovicën e Veriut.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala.

Shala tha se në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të FSK-së është gjetur një mjet shpërthyes.

Sipas Shalës, pjesëtari i FSK-së është i komunitetit boshnjak.

“Mjetin e pashpërthyer e ka shpërthyer Policia e Kosovës dhe Policia po merret me rastin. Nuk ka të lënduar sepse nuk ka eksploduar, ka qenë mjet i pashpërthyer.”, ka thënë Ibrahim Shala për KALLXO.com.

Muajve të fundit janë shpeshtuar sulmet dhe aksionet e frikësimit të pjesëtarëve të FSK-së, sidomos të atyre të komunitetit serb, në veri të Kosovës.

https://kallxo.com/mesazhe-kercenuese-ndaj-pjesetareve-serbe-te-fsk-se-ne-zubin-potok/

https://kallxo.com/digjet-vetura-e-pjesetarit-te-fsk-se-ne-zubin-potok/

Për këtë arsye, FSK kishte kërkuar nga Policia dhe KFOR-i t’u ofrojnë siguri pjesëtarëve të saj

https://kallxo.com/fsk-kerkon-nga-policia-dhe-kfor-i-siguri-per-pjesetaret-e-saj/

www.kallxo.com