Foto ilustruese: Pixabay

BIRN publikon shpenzimet e parasë publike nga dosja 'sa han shefi'

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) organizon tryezën publikimin e gjetjeve nga monitorimi i shpenzimit të parasë publike nga zyrtarët e Komunave të Kosovës.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në kuadër të projektit ‘Sa han shefi’, i mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS, ka monitoruar shpenzimet e parasë publike në nivel lokal në pjesën e parë të vitit 2018, gjegjësisht shpenzimet e komunarëve për dreka, darka dhe takime.

Monitorimi përmban të dhëna dhe analiza të faturave dhe shpenzimeve nga zyrtarët e komunave gjatë kësaj periudhe. BIRN ka testuar edhe transparencën e komunave të Kosovës në raport me kërkesat e bëra për qasje në dokumente publike.

Rezultatet e këtij monitorimi do të publikohen në tryezë ku pjesëmarrës do jenë përfaqësuesit e institucioneve qendrore, lokale dhe organizatave të shoqërisë civile që poashtu monitorojnë procese të tilla, në veçanti atyre të nivelit lokal.

Tryeza mbahet më 26 Prill 2019, nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në Hotel Sirius.