Bernardechi: Ronaldo e meriton Topin e Artë

Sulmuesi anësor i Juventusit, Federico Bernardeschi, thotë se bashkëlojtari i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo, e meriton të fitojë Topin e Artë, shkruan Kallxo.com.

Berna ka thënë përveç sezonit fantastik që e ka pasur Ronaldo me Realin, ai ka shkëlqyer edhe me Portugalinë në Kupën e Botës dukë shënuar hat-trick kundër Spanjës.

Sipas tij, nëse duhet t’i gjykojë çmimet individuale atëherë Ronaldo e bën diferencën në gjithçka.

“Unë mendoj se ai e meriton Topin e Artë, Ai gjithashtu ka shkëlqyer në Kupën e Botës, ka shënuar një hat-trick kundër Spanjë dhe jo çdokush mund t’a bëjë këtë gjë. Modric është një kampion, por nëse më duhet t’I gjykoj çmimet individuale, atëherë për mendimin tim Cristiano Ronaldo ka bërë diferencën në gjithçka”, ka thënë Bernardeschi për mediat italiane.

Kompania kineze ByteDance, e cila e ka në pronësi TikTok-un, ka thënë se nuk e ka ndër mend ta shesë aplikacionin e famshëm, pasi Senati amerikan e miratoi një ligj sipas të cilit TikTok-u duhet të shitet, ose do të ndalohet në Amerikë.

“ByteDance nuk ka plane për ta shitur TikTok-un”, tha kjo kompani në llogarinë e vet zyrtare në Toutiao, një rrjet social të cilin e ka në pronësi gjithashtu.

Në fillim të kësaj jave, TikTok-u tha se do të ankohet në gjykatë kundër ligjit “jokushtetues”.

Njoftimi nga ByteDance vjen si përgjigje e një artikulli në media se ajo ishte duke e shqyrtuar shitjen e mundshme të TikTok-ut në SHBA.

“Raportimet në mediat e huaja për shitjen e TikTok-ut nga ByteDance janë të pavërteta”, tha kjo kompani.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e nënshkroi të mërkurën ligjin i cili do ta ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, nëse pronari i saj ByteDance nuk e shet atë brenda një viti.

Ligjvënësit nga të dyja partitë në SHBA – si dhe zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës – kanë shprehur shqetësime se autoritetet kineze mund ta detyrojnë ByteDance-in t’ia dorëzojë të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

Shqetësimet e tyre burojnë nga një sërë ligjesh kineze të sigurisë kombëtare – të cilat i detyrojnë organizatat ta ndihmojnë vendin në grumbullimin e të dhënave. ByteDance mund t’i nënshtrohet këtij ligji kinez.

TikTok-u i ka hedhur poshtë pretendimet se mund të përdoret si mjet i Qeverisë kineze.

Kjo kompani ka thënë se kurrë nuk i ka ndarë me autoritetet kineze të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se nuk do ta bëjë këtë edhe nëse i kërkohet./REL