Bekim Jashari: Adem Jashari ishte regjistruar me emër tjetër (Dokumente)

Bekim Jashari, nipi i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ka reaguar sërish lidhur me debatin rreth datëlindjes së axhës së tij.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Bekim Jashari thotë se po i vë kapakun debatit të nisur nga analisti Nexhmedin Spahiu.

Sipas Spahiut, data e lindjes së komandantit legjendar është e falsifikuar.

Nexhmedin Spahiu pretendon se Adem Jashari ka lindur më 10.10.1955 e jo më 28.11.1955.

Mirëpo, sot, Bekim Jashari ka publikuar dokumente shtesë, të cilat, sipas tij, dëshmojnë se 28 nëntori është data e saktë e lindjes e Adem Jasharit.

Ajo që është e re në këtë debat është se në dokumente shihet se Adem Jashari ishte regjistruar si Fazli Jashari. Kjo, sipas Bekim Jasharit, ka ndodhur për shkak se gjyshi i Adem Jasharit ka dashur ta përtërijë emrin e babait të tij, porse të gjithë në familje Adem e kanë thirrur gjithmonë.

Ky është postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Po e përmbyll debatin e nisur dje nga ai, për të cilin nuk do të doja kurrë të jetë i shtyrë apo të ketë marrë porosi të caktuara nga dikush…

Kapakun po ia vëmë me shënime, më zyrtare të mundshme të Gjendjës Civile në Prekaz të Epërm, referuar Librit Amëz, në të cilin janë të dhënat zyrtare me data të lindjës dhe vdekjes së dëshmorëve dhe civilëve tjerë.

Sa për informatë, librat amëz janë kopje e origjinalit që i kishte marrë Serbia, dhe sipas ofiqarit në Prekaz, origjinali ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në dokumentet të paraqitura, shihet edhe një detaj, që mbase dikush nuk e ka ditur për emrin fillestar të Adem Jasharit. Gjyshi i tij, për të ripërtrirë emrin e babait të vet, ia kishte vënë emrin Fazli por që të gjithë në familje vetëm Adem e thërrisnin. Dhe tek pas disa viteve, prindërit e tij ia ndërrojnë emrin nga Fazli në Adem (Shih dokumentet e gjuhën serbe).

Fakte të tjera që dëshmojnë atë që dihet tashmë botërisht, e të cilën e kam paraqitur mbrëmë, nuk ka.

Të tillët e sojit të Nexhmiut, mund të kenë, por ato nuk janë fakte, por janë qellime të rrezikshme.”

19 Gusht 2018 - 14:54

Naser Sertolli 19/08/2018 - 14:54
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend