Baleti ‘Le Corsaire’ jepet sot në skenën e Teatrit Kombëtar

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje reprizën e baletit “Le Corsaire”, me koreografi të amerikanit Izrael Rodriguez.

Baleti “Le Corsaire” me Libreto të: Jules-Henri Vernoy de Saint-Georges dhe muzikë të  Adolphe Adam e Riccardo Drigo është një version më ndryshme i adaptuar nga Izrael Rodriguez.

Kjo shfaqje në tri akte, koreografinë e të cilës e kishte bërë Joseph Mazilier me muzikë të Adolphe Adam, fillimisht u prezantua në Théâtre Impérial de l’Opéra në Paris në janar të vitit 1856.

Shfaqja e baletit “Le Corsaire” është dhënë premierë në tetor të viti të kaluar ndërsa interpreton trupa rezidente e Baletiti Kombëtar të Kosovës.