Baleti Kombëtar kthen reprizën e shfaqjes ‘O.Taka’

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqë sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00 reprizën e shfaqjes “O.Taka”

“O.Taka” është shfaqja e dytë e punuar nga një staf tërësisht kosovarë. Koreografia, libreto dhe muzika është bërë nga Sinan Kajtazi, baletan në BKK, ndërsa interpreton trupa e baletit e këtij institucioni.

Shfaqja “O. Taka” ose ndryshme ‘Osman Taka”, e Kajtazi vjen si inspirim nga veprimi fisnik Osman Takën luftëtarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili pak para se të varej nga Osmanët kërkojë që të interpretonte vallen e shpirtit të tij, gjë që edhe i fali jetën.