Sigurimi Shëndetësor

Sigurimi shëndetësor është dhurata më e mirë që mund ti bëjmë vetes dhe familjes tonë. Duke u kujdesur për shëndetin tonë ne parandalojmë në kohë sëmundje eventuale dhe mbrojmë veten nga humbjet financiare që mund të na ndodhin në të ardhmen.

Sigurimi shëndetësor që ofron Sigal Uniqa Group Austria, mbulon shpenzimet e trajtimit mjekësor që bëhet i domosdoshëm për shkak të sëmundjes, aksidentit, shtatzënisë, lindjes dhe kujdesit parandalues.

Për të gjithë personat nga 1-65 vjeç, ne ofrojmë disa pako sigurimi me zonë mbulimi Kosovë, Shqipëri, Europë si dhe me limite maksimale mbulimi.

Gjithashtu, përmes rrjetit tonë të spitaleve ju do të keni qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në kryerjen e të gjitha trajtimeve mjekësore.

Procedura e sigurimit është shumë e thjeshtë. Mjafton që të na kontaktoni në adresën më poshtë dhe për çdo gjë do te përkujdesemi ne.

 

Për informacione shtesë dhe oferta na kontaktoni përmes email adresës apo tel:

[email protected]

Tel. 038/240-241