Festë e madhe sot në Tiranë - Nga Ramë Lahaj tek këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut

Tenori i famshëm Ramë Lahaj është një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë, zëri i të cilit ka ngritur peshë skenat më të mëdha botërore.
Por sot, më 19 mars, Lahaj, me performancën e tij, do të jetë i pranishëm në Tiranë, në një Koncert Gala dedikuar 25-vjetorit të themelimit të SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Tenori me famë botërore nuk do të jetë surpriza e vetme e festës së madhe, e programuar për t’u dhënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Sopranoja Ulpiana Aliaj, këngëtarja e famshme nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva, Ansambli i Këngëve dhe Valleve e shumë të ftuar specialë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Austria, etj. do ta shndërrojnë këtë të martë në një mbrëmje të paharrueshme.

Gjithë spektakli do të modelohet nga dy emra të njohur të ekranit, Ardit Gjebrea dhe Fjoralba Ponari. Kjo e fundit edhe imazhi SIGAL UNIQA.

“SIGAL UNIQA Group Austria”, 25 vite histori suksesi!