Arsyetimi i komisionit për përzgjedhjen e Drejtorit të Gjinekologjisë, jashtë kritereve

Zgjedhja e drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë ka nxjerë në pah shumë pakënaqësi nga kandidatët të cilët kanë përgatitje më të lartë akademike se ai që është përzgjedhur për të qenë në krye të Klinikës.

Jeta në Kosovë ka kontaktuar me komisionin përzgjedhës të cilët besojnë se në testim kandidati Jakup Ismajli është treguar më i mirë se kandidatët tjerë me thirje akademike e shkencore.

“Sa i përket që nuk ka përgatitje akademike ne e dijmë mirëpo ne të gjithë ata që kanë arritje akademike si doktor shkence apo magjistër me një vendim që e kemi nxjer kemi klasifikuar që doktori i shkencës t’i ketë në start mbi 10 pikë dhe magjistratura ti ketë 5 pikë në start kush ka pasur doktor shkence i ka pasur 15 pikë.  Përzgjedhja ka qenë me të arritura në test dhe poentimit pastaj me arriturat në intervistën me gojë rrezultati është publikuar ka dalur, koha e ankimimit është e përcaktuar në bazë të udhëzimit administrativ për përzgjedhjen e kandidatëve, në këtë rast e kanë kohën prej 8 ditëve” tha Spahiu.

Kandidatët tjerë kanë thënë se ky komision nuk ka qenë serioz në punën e tyre, sipas Vlora Ademi Ibishit kundërkandidate e Jakup Ismajlit gjatë testimit është përdorur telefoni.

“Telefoni… nuk besoj që është përdor diku, na kemi qenë gjithë bashke, të gjithë i kanë pasur telefonat përpara, cka është dyshimi tash spo e di telefonin skemi pas nevojë me përdor askush “ tha ai.

 

ETIKETA

24 Janar 2019 - 21:52

Paulina Nushi 24/01/2019 - 21:52
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend