Rrahman Jasharaj rizgjidhet për herë të tretë në krye të SBAShK-ut

Rrahman Jasharaj është rizgjidhur kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës për herë të tretë.

Jasharaj për KALLXO.com bëri të ditur se shumica e delegatëve kanë votuar për të.

Ai potencoi se ky do jetë mandati i tij i fundit në krye të SBAShK pasi do pensionohet.

“Po jam zgjedhur për herë të tretë në krye të SBAShK-ut me shumicë të votave, mandati do jetë edhe për katër vite. Nuk tentoj t’i futem më kësaj gare pasi do pensionohem”, ka thënë Jasharaj.

Kundërkandidat i Rrahman Jasharajt në këtë votim ishte Emrush Ahmeti.