Ilustrim

Komuna e Prishtinës shpall konkurs për pranim në shkolla të mesme për të rritur

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka hapur konkurs për pranimin e 514 kandidatëve në shkolla të mesme për arsim jo-formal, apo siç njihet-arsim për të rriturit.

Arsimi jo formal përfshinë drejtimet profesionale të shkollave të mesme.

Në programin “Arsimi për të rritur” në shkollat e mesme të larta, vijueseve u mundësohet që një vit të plotë shkollor ta përfundojnë në afat prej 18 javë mësimi.

Të drejtë aplikimi në këtë program kanë të gjithë të interesuarit që kanë kaluar moshën për të qenë nxënës të rregullt.

Shkollimi në nivelin e arsimit të mesëm të lartë është me pagesë, e cila bëhet në institucionet përkatëse edukativo-arsimore.

Pagesa nga regjistrimi deri në marrje të certifikatës është si në vijim:

Për regjistrim të vitit (për një klasë) 100 euro, praktika profesionale 50 euro, provimi diferencial 10 euro dhe provimi përfundimtar, diploma, 50 euro.

Në konkurs potencohet se dëftesat dhe diplomat qe merren në programin “Arsimi dhe aftësimi për të rritur” janë të barasvlefshme me diplomat e arsimit formal.

Konkursi do jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mjete të informimit.

Këtu gjeni detajet lidhur me aplikimin.