Ambasada Britanike nisë bashkëpunimin për monitorimin e pozitave të larta drejtuese me BIRN dhe KDI

Ambasada Britanike në bashkëpunim me BIRN Kosova dhe KDI kanë lansuar sot projektin e ri që do të mbështesë shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës.

“Në një ceremoni tek Ambasada Britanike, Ambasadori Britanik Ruairí O’Connell, Drejtoresha Ekzekutive e BIRN-it Jeta Xharra dhe Drejtori Ekzekutiv i KDI-së Ismet Kryeziu nënshkruan marrëveshjen për të filluar këtë bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.

Ky projekt synon të promovojë mbikëqyrjen e organizatave lokale të shoqërisë civile dhe do të përqendrohet në proceset e rekrutimit nëpër institucionet publike, duke përfshirë gjyqësorin, trajtimin e kontratave të prokurimeve publike, pajtueshmërinë e inspektorëve tatimorë me standardet profesionale dhe legjislacionin e konfliktit të interesit dhe pajtueshmërinë e institucioneve me rekomandimet e raporteve të Auditorit të Përgjithshëm.

Edhe para nënshkrimit të këtij projekti, BIRN kishte raportuar për shkeljet që ishin bërë nga institucionet të cilat kishin emëruar në pozita të larta drejtuese njerëz politik dhe nuk kishin respektuar memorandumin e bashkëpunimit që Ambasada Britanike kishte nënshkruar me Qeverinë dhe Kuvendin.

Këto janë disa nga shkeljet që BIRN kishte gjetur dy vitet e fundit në emërimin e pozitave të larta drejtuese:

http://kallxo.com/gjnk/qeveria-emeron-kunderligjshem-anetare-te-bordit-te-trepces/

http://kallxo.com/gjnk/qeveria-i-ve-nen-dry-kandidatet-per-trepcen-perjashton-britaniket/

http://kallxo.com/gjnk/bordi-i-politizuar-i-telekomit/

http://kallxo.com/gjnk/nderhyrja-e-dyshimte-e-qeverise-ne-perzgjedhjen-e-bordit-te-telekomit/

http://kallxo.com/gjnk/propozimi-dyshimte-qeverise-per-anetaret-e-bordit-te-zrre-se/

http://kallxo.com/gjnk/anetaret-e-zgjedhur-ne-bordin-e-zrre-se-vleresim-minimal-nga-britaniket/

http://kallxo.com/gjnk/rekrutimi-guvernatorit-tinez-britanikeve/

http://kallxo.com/bqk-ja-propozon-kuvendit-persona-politike-per-guvernator/

http://kallxo.com/gjnk/bordi-kunderligjshem-kek-ut/

http://kallxo.com/gjnk/ish-drejtori-malisheves-emerohet-sekretar-ne-ministrine-e-drejtuar-nga-nisma/

http://kallxo.com/pa-pelqimin-britanik-emerohet-sekretari-masht/

http://kallxo.com/pese-kandidate-synojne-postin-e-drejtorit-te-burgjeve/

http://kallxo.com/procesi-i-zgjedhjes-se-nehat-thacit-ne-krye-te-burgjeve-te-kosoves/

http://kallxo.com/gjnk/misioni-rende-britanik-ne-crrenjosjen-e-nepotizmit-ne-kosove/