
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) do të mbajë konferencën ‘Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’. Sondazhi që do të prezantohet në fillim të kësaj konference i jep përgjigje disa nga dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sa përqind e qytetarëve e përkrahin korrigjimin e kufijve me Serbinë? A e pranojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë në këmbim të njohjes…
Programi Women in Energy / Gratë në Energji, është program i bursave për gratë dhe vajzat kosovare, për studime në fusha që ndërlidhen me energjinë. Bursat do të ofrohen për të mbuluar kostot e plota të studimeve në institucione të akredituara ndërkombëtare akademike, me një fokus të veçantë në lëndët STEM. Millennium Foundation Kosovo (MFK) do të sigurojë rreth 25 bursa të plota për periudhën kohore 2019-2021, në vlerë prej rreth 1 milion dollarë. Grupi i parë i studenteve…
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot do të mbajë mbledhje. Rendi i ditës: Miratimi i rendit të ditës; Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me 22.12.2018 dhe 29.01.2019; Raportimi i Kryeshefës ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor; Raportimi i Kryeshefës ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës për raportin vjetor të vitit 2018; Të ndryshme.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur së punëtorët teknik të kompanisë “Beni” që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë sot para drejtorisë së Qendrës Studentore. Kërkesat e punëtorëve janë kthimi nën menaxhimin e Qendrës Studentore si dhe kërkojnë kontributet e tyre te fituara vite me radhë. (Qendra Studentore, ora 11:00)
Send this to a friend