ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Pesë Kandidatë Synojnë Postin e Drejtorit të Burgjeve 

Rasim Selmani, Enver Rrustemi, Nehat Thaçi, Burim Buleshkaj dhe Driton Bajramaj janë pesë kandidatët që synojnë postin e drejtorit të burgjeve të Kosovës.

Kjo pasi që drejtori i deritanishëm Sokol Zogaj, ditën e djeshme doli në pension.

KALLXO.com mëson se Selmanaj, Rrustemi, Thaçi, Buleshkaj e Bajramaj, janë pesë kandidatët të cilët do të intervistohen për pozitën e drejtorit të burgjeve.

Rasim Selmani, për momentin ka pozitën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë.

Burim Buleshkaj nga  janari 2016 mban poziten e ushtruesit të detyrës së drejtorit i për Siguri dhe Operativë në kuadër të SHKK-së.

Dritan Bajramaj, mban pozitën e mbikqyrësit në burgun e Pejës

Enver Rrustemi në vitin 2010 ka qenë ushtrues detyre në Inspektoriatin Policor të Kosovës dhe ishte kandidat i AAK-së për  komunën e Vitisë.

Nehat Thaçi për momentin është drejtor i policisë në Mitrovicë.