VV Shpalli Zgjedhjet e Brendshme

Lëvizja Vetëvendosje shpalli zgjedhjet e brendshme në një kohë kur po përballet me ndarje brenda partisë.

Vendimin për shpalljen e zgjedhje e mori sot Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Në diskutimin me dyer të mbyllura raportohet se të gjithë 133 delegatët pjesëmarrës kanë votuar për propozimin për shpalljen e zgjedhjeve.

Kryetarit të VV-së, Visar Ymeri, i skadon mandati muajin e ardhshëm.

Vetë Ymeri nuk po merr pjesë në këtë mbledhje.

Mesazhet mes Rreshtave të Letrës së Albin Kurtit