Vrasje në Tentativë në Prishtinë

Policia në raportin 24 orësh njofton për raportimin e një sulmi me mjet të mprehtë në Rrugën “Gryka e Llapushnikut” në Prishtinë.

“Viktima ka raportuar se një person i dyshuar i panjohur e ka sulmuar me mjet të mprehtë”, thuhet në raport.

Sipas policisë, i sulmuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Për sulmin është njoftuar prokurori.

KALLXO.com ka shkruar edhe për sulme tjera të ngjashme.