Burgu i Dubravës - Foto: Ilustrim

Vizitori i Burgut Kapet me Marijuanë

Një vizitori në Burgun e Dubravës i është gjetur marijuanë në rroba të brendshme.

Policia në raportin e saj të përditshëm njofton për arrestimin e një vizitori në sallën e vizitave të Burgut të Dubravës.

NDËRLIDHUR

Arrestimi, sipas policisë, ka ndodhur ngase të arrestuarit i është gjetur në rroba të brendshme substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 18 gramë.

Policia njofton se droga e gjetur është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për disa arrestime nën dyshimin për futje droge në Burgun e Dubravës.

12 Tetor 2017 - 14:49

Afërdita Fejzullahu 12/10/2017 - 14:49
NDËRVEPRIMI17

Vizitori i Burgut Kapet me Marijuanë

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend