Foto: Ilustrim
Katër të Arrestuar, Dyshohet se Futën Drogë në Burgun e Dubravës
03.10.2017 - 11:31
Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë futur drogë në Burgun e Dubravës gjatë vizitave.
Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.
Arrestimi ka ndodhur dje rreth orës 13:30.
Sipas Policisë, tri femra (njëra shtetase e Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë) dhe një mashkull, shtetas i Shqipërisë, janë arrestuar për shkak se të njëjtit dyshohet se kanë futur në dhomën e vizitave në burg një sasi prej 2.9 gramë substancë narkotike.
Rasti po trajtohet si posedim i substancave narkotike.