Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë takimit me banorë të fshatit Greme - Foto: facebook

Veseli: Kosova do të Bëhet si Gremja

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Veseli ka vlerësuar se populli i Kosovës është punëtor, “e fshati Greme i Ferizajt është shembull për shpirtin ndërmarrës”.

“Mbrëmë u takova me njerëz të mirë të këtij fshati dhe u zotova që Fillimi i Ri do ta përkrahë Gremen dhe do ta përkrahë Kosovën të bëhet si Gremja”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Kadri Veseli është bartës i listës së koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Kandidati i nominuar për kryeministër i këtij koalicioni është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.