Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri malazez Dushko Markoviq - Foto: Facebook

Thaçi Takon Kryeministrin e Malit të Zi

Sipas një postimi në profilin e tij në “Facebook”, presidenti Thaçi ka theksuar se me kryeministrin Markoviq janë pajtuar për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi ka vlerësuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një momentum të ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit edhe të shteteve të mbetura të Ballkanit në këtë organizatë.

Thaçi është në Podgoricë për të marrë pjesë samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5).