Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Heshtja e Falsifikimit të Notave
Në këtë hulumtim do të mund të shikoni se kush është mësuesi që falsifikoi notat e 12 nxënësve të shkollës fillore në Tërdec të Drenasit?
Si u prishën raportet e Ramadanit me dy vëllezërit e tij duke u përpjekur që të dënohet kjo vepër?
Çfarë thotë drejtori i shkollës dhe drejtori komunal i arsimit për skandalin në këtë shkollë?
Sonte mësoni për zinxhirin e fshehjes dhe zvogëlimit të kësaj vepre nga institucionet si Drejtoria e Arsimit, Inspektorati i Arsimit, Komuna e Drenasit, Policia dhe Prokuroria.
Cilat janë veprat e tjera të dyshimta të mësuesit Fehmi Ramaj, përveç falsikifikimit të notave.
Për ‘Jeta në Kosovë’, për këtë çështje flet edhe Kryetari i sapozgjedhur i Drenasit, Ramiz LLadrovci.
Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në orën 20:15 në RTK, ndërsa repriza të hënën në mesditë.