Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Të shtëna me armë zjarri në Drenas

Katër persona pas një mosmarrëveshje, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur më 26.03.2024 në Drenas.

Sipas raportit policor, nuk raportohet për të lënduar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike” – thuhet në raportin ditor të Policisë së datës 27.03.2024.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore.

Rasti po trajtohet si vrasje e rëndë në tentativë.