Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

Shpëtohet Familja që Tentoi ta Kalojë Lumin me Traktor

Në fshatin Vanë të Delvinës Policia e Shqipërisë e ndihmuar nga qytetarët ka shpëtuar një familje që ishte bllokuar në një traktor brenda lumit të Kalsës në Vanë të Delvinës.

Pesë anëtarë të kësaj familjeje tentuan ta kalojnë lumin me traktor për ta dërguar në spital një vajzë të tyre.

Anëtarët e kësaj familjeje, sipas policisë u shpëtuan me një ekskavator.

KALLXO.com shkroi sot edhe për shpëtimin e katër policëve të bllokuar nga uji prej Ushtrisë së Shqipërisë.

http://kallxo.com/kater-police-ne-furgon-gati-mbulon-uji-vjoses/