Foto: Policia e Shtetit, Facebook

Humbën në Malin e Dajtit, Policia shqiptare shpëton dy turistë çekë

Dy turistë çekë që kishin humbur rrugën në një terren të vështirë në Malin e Dajtit, teksa po eksploronin natyrën, u ndihmuan nga Policia e Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Policisë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike kanë lokalizuar turistët pas disa orëve kërkim.

“Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistëve të huaj, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore” – thuhet në njoftim.

Policia ka publikuar edhe pamje nga kërkimi i turistëve.

.