VIDEO - Kamerat e Sigurisë filmojnë djegien e ekskavatorit në Shqipëri

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar nga Policia e Shtetit nën dyshimin se kishin djegur një ekskavator me vlerë 150 mijë euro.

Përmes kamerave të sigurisë, policia ka arritur të identifikojë dhe pastaj arrestoj të dyshuarit.

“Dogjën, për motive të dobëta, një mjet pune, me vlerë 150 mijë euro, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti të cilin dy autorët e dyshuar, kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të arrestuarit janë S.H., 28 vjeç, banues në Ferraj, dhe L.Xh., 32 vjeç, banues në Zall Herr.

“Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, kanë djegur një mjet pune (eskavator) me vlerë 150 mijë euro. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.