Komuna e Shtimes. Foto: Kallxo.com

Rrahje në Shtime, lëndohen tre persona

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një rrahjeje me pronarin e një kafeterie.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 22:15, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një rrahje me pronarin e një kafeterie.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.