Qeveria Haradinaj në njërën nga mbledhjet | Foto: ZKM
Qeveria Ndan 600 Mijë Euro për Përvjetorin e Pavarësisë e 100 Mijë për Epopenë e UÇK-së
13.2.2018 - 15:58
Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë dhe 100 mijë euro për themelimin e këshillit organizues për shënimin e Epopesë së UÇK-së.
Qeveria po ashtu ka themeluar këshillin organizativ për manifestimin gjithëpopullor për shënimin e Epopesë së UÇK-së.
Për këtë këshill ndahen mjete financiare në vlerë prej 100 mijë euro.
Në mbledhjen e 29-të të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se kësaj here Epopeja është jubilare.
“Është në nderin tonë të respektojmë në mënyrë të duhur sakrificën për lirinë dhe epopenë”, tha ai.