Oliver Ivanoviq | Foto: BETA

Qeveria Dënon Vrasjen e Ivanoviqit

Qeveria e Kosovës ka dalë me reagim ndaj vrasjes së sotme të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Në komunikatë thuhet se kjo vrasje është sfidë për sundimin e ligjit dhe duhet të zbardhet.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se akti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës.

Qeveria fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com ka raportuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

 

 

http://kallxo.com/zyrtare-vdes-oliver-ivanoviq/