Ramush Haradinaj ne KEK

Punëtorët e KEK-ut në Protestë për Pagat e Premtuara nga Haradinaj

 

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës , sot duke filluar nga ora 12:00, mban protestë lidhur me kërkesën për ngritje të pagave për punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100 euro, gjë që ka qenë edhe premtim i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka njoftuar kjo sindikatë me anë të një kumtese për media.

Protesta fillon duke u nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, drejt sheshit “Skenderbeu”.

Edhe Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme në rend dite ka Interpelancën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.