Foto: Arkiv

Promovon ‘Trepçën’, Ngacmon Rivalët

Mustafa, që është në të njëjtën kohë edhe kryetar i LDK-së, tha se studimi që i është dorëzuar nga kryetari i bordit të Agjensisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ofron orientime strategjike për zhvillimin e Trepçës.

“Ky studim ka nxjerr në pah rezultate shumë të rëndësishme pozitive dhe ofron perspektivë të jashtëzakonshme për zhvillimin e këtij gjigandi ekonomik të Kosovës”, tha Mustafa.

Kuvendi i Kosovës në tetor të vitit të kaluar miratoi një ligj me të cilin qeveria bëhet aksionari kryesor i Trepçës.

“Qeveria aktuale, me punë e përkushtim maksimal, e shpëtoi nga falimentimi dhe e vuri Trepçën në binarët e zhvillimit”, tha Mustafa.

Por Mustafa tha se për Trepçën pritet të bëhet më shumë në mandatin e ardhshëm të qeverisë.

“Koalicioni LDK-AKR do të bëjë që Trepça të jetë sërish krenaria dhe motori i zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha ai duke u bërë thirrje votuesve kosovarë që më 11 qershor t’ia japin besimin këtij koalicioni.

“Në këto zgjedhje nuk guxojmë që asetet e Kosovës t’i lemë në dorë të amatorëve dhe keqpërdoruesve të dëshmuar”, tha ai.