Një qytetar duke votuar - Foto: Atdhe Mulla

Policia në Gjilan: Procesi Zgjedhor po Shkon Mirë

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, tha se procesi zgjedhor në këtë zonë po shkon mirë.

Për KALLXO.com Hashani tregoi për dy raste të raportuara mbrëmë dhe një sot.

“Për të dy rastet janë intervistuar personat e involvuar. Për rastin në Partesh është hapur rast ndërsa për rastin në Kllokot vetëm është marrë shënim zyrtar, ndërsa nuk është hapur rast”, theksoi ai.

Zëdhënësi Hashani shtoi se sipas raporteve nga terreni, procesi zgjedhor po shkon si është më së miri.