Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Plagosje me Armë në Podujevë

Personi që dyshohet të jetë autori i plagosjes është identifikuar dhe po kërkohet nga Policia.

Në rastin që Policia po e trajton si vrasje në tentativë është plagosur B.Xh.  40-vjeç.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rr. “Hakif Zejnullahu” në Podujevë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për të shëna me armë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë.