Përjashtohen nga Puna 24 Policë të Akuzuar për Ryshfet

24 Policë të Kosovës janë larguar nga puna në Policinë e Kosovës në njësitet e trafikut. Ata kanë punuar në njësitet e autostradave, në njësitin e Prizrenit dhe Mitrovicës.

Policët e larguar janë pjesë e 59 policëve të arrestuar më 19 dhjetor të viti të kaluar të cilët dyshohen për marrje të ryshfetit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zyra për Informim e policisë së Kosovës.

“Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë së Kosovës ka pranuar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, 52 lëndë me rekomandim për ndërprerje te marrëdhënies se punës, me dyshim për shkelje disiplinore”, thuhet në përgjigjen e zyrës.

Kjo zyrë ka treguar se edhe rastet e tjera janë në trajtim dhe vendimi për to pritet në ditët e ardhshme.

“Deri me tani ka mbajtur seancat dëgjimore në të cilat janë trajtuar 25 raste, nga te cilat në 24 raste në Komisionin e Brendshëm Disiplinor janë dëshmuar akuzat dhe paneli i KBD-së i PK-së ka shqiptuar masën disiplinore ‘Ndërprerje e marrëdhënies se punës’, ndërsa ne 1 rast ka kërkuar hetime shtese”, thuhet në përgjigjen e policisë për KALLXO.com.

59 policët ishin arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa më pas ishin ngritur aktakuza ndaj tyre.

http://kallxo.com/59-zyrtare-policore-te-arrestuar/

Ndaj këtyre policëve kanë nisur dy procese gjyqësore- një në Prizren dhe një tjetër në Mitrovicë.

http://kallxo.com/deklarohen-te-pafajshem-20-policet-e-akuzuar-per-ryshfet/

http://kallxo.com/dalin-para-gjykates-policet-e-arrestuar/

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën ndaj grupit të policëve të akuzuar nga Mitrovica.

Në aktakuzë thuhet se disa nga këta policë paratë që i kërkonin për të mos u shqiptuar tiketa dënimi të ndaluarve prej tyre në trafik, i fshihnin në çorapë.

Afera e Korrupsionit në Polici: Paratë Fshiheshin në Çorapë