Burgu i Dubravës (Ilustrim)
Arrestohet mbikëqyrësi në burgun e Dubravës, dyshohet se mori afër 2 mijë euro ryshfet nga të burgosurit
Drejtoria e krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës kanë arrestuar një mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese Dubravë.
I arrestuari Sh.G., po dyshohet se se në katër raste ka marrë ryshfet 1 mijë e 880 euro, në këmbim të ofrimit të disa favoreve ndaj të burgosurve.
Policia ka njoftuar se sot, më 30 qershor është zbatuar urdhri i lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, ku është kontrolluar prona e të dyshuarit.
Në njoftim është thënë se aksioni është kryer në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe ka se puna intensive operative dhe hetimore në këtë rast ka zgjatur rreth një vit.
I arrestuari dyshohet se ka kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.
Ndaj tij, pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë