'Subvencionet V', Aktakuzë ndaj 18 personave
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur përmes një komunikate për media më 21.03.2024 se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën e Prishtinë, ndaj 18 të pandehurve me inicialet: K. Z., L. S., S. SH., A. U., V. H., B. P., A. GJ., G. A., K. S., B. S., V. I., F. J., F. Y., A. N., A. S., A. T., B. O. dhe M. M. në rastin e njohur si “Subvencionet V”.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, ‘’Dhënia e ryshfetit’’, ‘’Ushtrim i ndikimit’’, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’.
Aktakuza është ngritur kundër 8 të pandehurve si persona zyrtarë, prej tyre 4 të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 2 të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, 1 zyrtar në Komunën e Kllokotit, 1 zyrtar në Komunën e Vitisë dhe ndaj 10 të pandehur të tjerë qytetarë.
Po ashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€.