Arrestohet polici, kërkoi 800 euro ryshfet për të ia mundësuar marrjen e patentë shoferit një personi

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë të cilin e kanë kapur në flagrancë duke kërkuar 800 euro ryshfet.

Sipas njoftimit, zyrtari policor me qëllim që të përfitoj dobi pasurore për vete ose për personin tjetër, ka kërkuar shumën prej 800 eurove nga një qytetar që të njëjtit ti siguroj kalimin e provimin për patentë shofer për kategorinë ” B” në mënyrë të kundërligjshme.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, ka arrestuar sot në flagrancë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit””, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtari policor me qellim që të përfitoj dobi pasurore për vete ose për personin tjetër, ka kërkuar shumën prej 800 € (tetëqind eurove) nga një qytetar që të njëjtit ti siguroj kalimin e provimin për patentë shofer për kategorinë ” B” në mënyrë të kundërligjshme”, thuhen në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se, të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse IPK ka dhënë edhe rekomandimin për suspendimin e tij.

Arrestimi i të dyshuarit është kryer nga hetuesit sot në mbrëmje në një lokal në Pejë.