Parregullsi në Hajvali

Në Shkollën “Shkëndija” në Hajvali, një poster zgjedhor është vendosur menjëherë pas rrethojave të saj.

Në këtë shkollë do të votohet sot, pasi aty ndodhet qendra e votimit 1927E.

Sipas ligjit për zgjedhjet nuk lejohen posterë e prapagandë zgjedhore në perimetrin prej 100 metrave nga qendrat e votimit.

KALLXO.com edhe më herët ka raportuar për parregullsi të tilla.

Posterë të Fushatës Zgjedhore Afër Qendrave të Votimit dhe Shkelje Tjera (TV)