Posterë të Fushatës Zgjedhore Afër Qendrave të Votimit dhe Shkelje Tjera (TV)

(E plotësuar – Fillimisht publikuar në 11:45) Në afërsi të qendrës së votimit në shkollën “Zenel Ajdini” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë dhe në një qendër votimi në Polac të Skënderajt është parë material i fushatës zgjedhore, të dielën, ditën e zgjedhjeve. Po ashtu në Polac është parë edhe një femijë afër kabinës dhe kutisë së votimit.