Nënshkruhet Kontrata për Punimet në Rrugën Deçan- Plavë

Sot u nënshkrua kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë e cila do të financohet me rreth 12 milion euro.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj përmes një njoftimi në Facebook tha se  marrëveshja e cila u nënshkrua në prag të 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës  do të përafroj edhe me tepër shqiptarët që jetojnë në të dyja anët e kufirit,dhe do të lidhë Kosovën dhe Malin e Zi.

“Kjo do të ndikoj edhe në zhvillimin e turizmit si një aterie ndër më kryesoret për Deçanin”, shkroi Lekaj.
Ai poashtu u zotua se   “Qeveria Haradinaj është e interesuar që të investojë në infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin, gjithnjë duke u bazuar në nevojen e qytetarëve por edhe në strategjinë tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit”.