Foto: Komuna e Klinës

Mbyllet rruga që lidh dy fshatra të Klinës, shkak shembja një pjese të rrugës

Rruga për në fshatrat Shtupel dhe Kerrnicë në komunën e Klinës është mbyllur për qarkullim përkohësisht.

Kjo për shkak të shembjes së dheut se një pjese të rrugës.

Komuna e Klinës ka njoftuar se Inspektorët në bashkëpunim me Policinë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku kanë vendosur sinjalistiken e nevojshme dhe pas vlerësimit të shkalles së rrezikshmërisë̈ kanë marrë vendim për mbylljen e përkohshme të rrugës.

Komuna ka apeluar qytetarët që të shfrytëzojnë̈ rrugët alternative deri në rregullimin e saj.

Ndërsa, sipas njoftimit, rruga e shembur do të rregullohet brenda një kohe të shkurtër.