Ilustrim

Lirohet për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të qendrës së skijimit

Policia e Kosovës njoftoi se rruga që ishte bllokuar sot për qarkullim nga Brezovica në drejtim të qendrës së skijimit është liruar.

Por, forcat e rendit thanë se kalimi i rrugës është me vështirësi.

“Ju njoftojmë se rruga Brezovicë në drejtim të Qendrës së Skijimit  është liruar për qarkullimin e automjeteve, mirëpo me vështirësi kalimi. Që nga mbrëmë, për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi për automjete dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes” – thuhet në njoftim.

Shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, si dhe të kenë pajisjet dimërore, këshillon policia.

“Gjithashtu lusim shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës, sepse e pengojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa pengojnë edhe mjetet borëpastruese të kompanisë për pastrimin e rrugëve. Policia rajonale e Ferizajt vazhdimisht është duke monitoruar situatën dhe është prezente në atë pjesë të rrugës” – vijon njoftimi.

Për ç’do rast qytetarët mund të kontaktojnë policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë  : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Mbyllet për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të qendrës së skijimit