Brezovicë, Ekipi i Kërkim Shpëtimit, Foto Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Mbyllet për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të qendrës së skijimit

Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që rruga që dërgon nga Brezovica në qendrën e sikijimit të bllokohet për qarkullim.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe në ora 10:15 është mbyllur tërësisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, deri në pastrimin e rrugës nga kompania për pastrimin e rrugëve” – thuhet në njoftim.

“Policia e stacionit të Shtërpcës dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit është ne Brezovicë dhe po orienton komunikacionin. Nga zyrtarët e Qendrës së Skijimit jemi njoftuar gjithashtu se sot, nuk ka kushte për skijim” – thuhet në fund të njoftimit.

Orteku i borës bllokon rrugën në Brezovicë