Zëvendësministri Nehat Mustafa | Foto: Facebook

Mustafa u Lyp Duel në Media Drejtuesve të Policisë

Në reagimin e tij, zëvendësministri Mustafa thotë se Kosova nuk ka nevojë për një polici që reagon në mënyrë impulsive.

Sipas tij, hapja për diskutim e çështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me forcat e rendit, sikur struktura organizative, inkriminimi eventual i ndonjë zyrtari policor në krim të organizuar, komoditeti në punë i strukturave të larta komanduese dhe kushtet jo të mira për stafin më të ulët, etj., duhet t’i shërbejnë për të mirë Policisë së Kosovës.

Zëvendësministri ka ironizuar me titujt e lartë shkencorë të zyrtarëve lartë policorë, duke thënë se nuk beson që ka ndokund në botë ndonjë institucion policor me numër aq të madh “shkencëtarësh”.

Për temat e mësipërme dhe të tjera që i ka përmendur në letrën e tij, Nehat Mustafa thotë se është mirë t’i diskutojnë në mënyrë të hapur. Madje, ai shprehë gatishmërinë të marrë pjesë në ndonjë debat në cilindo medium. Por ka një kusht: që Policia të përfaqësohet nga strukturat e larta – drejtori dhe zv.drejtori i përgjithshëm.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën në mbrëmje, Policia tha se akuzat që iu bënë nga numri 2 i Ministrisë që menaxhon Policinë janë “perceptime personale” të cilat “nuk do ta zbehin imazhin dhe përkushtimin shumë të madh të PK-së për t’i shërbyer vendit”.

http://kallxo.com/policia-sfidon-zevendes-ministrin-trego-fakte/

Në një postim në “Facebook”, zëvendësministri i Punëve të Brendshme kërkoi që Policia e Kosovës t’i nënshtrohet një procesi të pastrimit nga korrupsioni dhe kriminaliteti.

http://kallxo.com/mustafa-kerkon-pastrimin-e-policise-nga-krimi/