Rrustem Mustafa Foto: Facebook

Mustafa: Specialja do të Qartësojë të Ligat që Rënduan Vlerat e UÇK-së

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së tha se “Gjykata Speciale do të rrënojë propagandën kundër lirisë- UÇK-së”.

Ai u deklarua edhe një herë për specialen në facebook, duke thënë se ushtarët dhe eprorët e UÇK-së prej saj do të dalin faqebardhë.

“Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë”, shkroi Mustafa.

Ai kërkoi që specialja të gjykojë edhe krimet ekonomike dhe keqpërdoruesit e pronave dhe ndërmarrjeve publike.

Mustafa shkroi se beson në vlerat e lirisë dhe se “tani më shumë se kurrë do të jenë të qarta të gjitha të ligat që e kanë rënduar vlerat e UÇK-së”.

Mustafa edhe katër ditë më parë deklaroi se Kosova duhet të përballet me Gjykatën Speciale.

http://kallxo.com/ish-komandanti-specialja-nuk-degradon-vlerat-e-uck-se/