Murat Mehmeti, inspektor tatimor. Foto: Kallxo.com

Murat Mehmeti: ATK-ja Është Det me Mundësi për Manipulime

Murat Mehmeti, kallëzuesi i skemës së evazionit tatimor dhe personazhi kryesor i trilogjisë “Vjedhja e Organizuar Tatimore”, ka folur për gjendjen e përgjithshme të ATK nga prespektiva e hetuesit tatimor.

Në pjesën e fundit të trilogjisë, në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Mehmeti gjendjen në ATK e përshkruan me analogjinë e detit dhe peshqve.

“ATK-ja është përplot mundësi, përplot… ATK-ja është sikur me punu unë në deti e ti mem vet mu Murat a ki problem me ndonjë peshk, shumë ngjashëm një krahasim, a ki problem me ma nxanë ni peshk, çfarë problemi është për mua me anije qysh me e nxanë peshkun qaty në bark e unë e kom problem me ja çu un ni peshk dikujt”, përshkruan ai.

Mehmeti ka shprehur shqetësim për politizimin e këtij institucioni dhe shkurtimin e stafit të hetuesve që do të mund të hetonin keqpërdorimet në deklarimin e tatimeve.

“Në njësinë e hetimeve janë trajnuar 23 vetë, sot në njësinë hetimore janë larguar njerëz që është pagu prej buxhetit të ATK-së, që nëse nuk gaboj duhet jetë rreth 200 mijë euro kosto për mu trajnu për me e qitë në terren një  inspektor hetues. Të gjithë dinë një mënyrë tjetër sikur mua përmes presionit ose naj mënyrë tjetër, por janë detyru janë largu kanë mbetë vetëm 12”, deklaron Mehmeti.

Murat Mehmeti si Shef i Njësisë së Hetimeve në ATK kishte zbuluar skemën gjigande të vjedhjes në tatime që u përshkrua në dy episode të emisionit ‘Jeta në Kosovë’.

Për këtë zbulim ai ishte përballur me presione, kërcënime, transfere dhe neglizhencë për hetim të mëtutjeshëm të rastit të evazionit fiskal.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: