Lenjani: Vllasi Nuk Ka Nevojë Për Operim

Në një konferencë për media, drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, ka thënë se avokati Azem Vllasi është plagosur në shpatull.

Sipas Lenjanit, pas trajtimit mjekësor dhe diagnostikimit në Klinikën Emergjente, pacienti Azem Vllasi është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë për trajtim të mëtejshëm.

NDËRLIDHUR

Sa i përket lëndimeve, dr. Lenjani tha se pacienti ka një lëndim në regjionin e shpatullës. “Nuk ka gjakderdhje e cila mund ta komprometojë gjendjen e tij shëndetësore”, tha ai.

“Ka vetëm një vrimë hyrëse të plumbit dhe nuk ka vrimë dalëse dhe ekspertët e Klinikës Emergjente nuk kanë planifikuar të bëhet ndërhyrje operative,  dhe pritet që të observohet në gjashtë orët e ardhshme dhe pastaj të merret konfirmimi zyrtar për ndërmarrjen e masave mjekësore”, tha Lenjani.

Avokati Azem Vllasi është plagosur sot në mëngjes te banesa e tij në rr. “Hajdar Dushi”, në Prishtinë.

Rastin e plagosjes së Vllasit Policia po e konsideron si vrasje në tentativë.

Policia: Po e Hetojmë Vrasjen në Tentativë të Vllasit

13 Mars 2017 - 12:40

Adelina Ahmeti 13/03/2017 - 12:40
NDËRVEPRIMI0

Lenjani: Vllasi Nuk Ka Nevojë Për Operim

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI