Avokati Azem Vllasi - Foto: Facebook

Plagoset Avokati Azem Vllasi

Motivet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Në një prononcim për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti ka konfirmuar incidentin por pa dhënë detaje të tjera.

“Rreth orës 8:00 të mëngjesit kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Hajdar Dushi”. Një person është i lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

KALLXO.com ka tentuar të komunikojë me avokatin Vllasi por kontakti me të ka qenë i pamundur.