Foto: Facebook

LDK-ja Sot Mbush 28 Vjet

Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënon 28 vjetorin e themelimit.

Kryetari dhe kryesia e kësaj partie për nder të kësaj dite ka paralajmëruar homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, ish-kryetarit të saj.

Gjithashtu në mesditë ky subjekt me një manifestim do ta shënojë “ditëlindjen”.

LDK-ja u themelua më 23 dhjetor 1989 me nismën e disa prej shkrimtarëve dhe intelektualëve të asaj kohe.