Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes për kujdes mjekësor shtëpiak - Foto: Facebook/XhaferTahiri

Kujdes Shtëpiak për Lehonat dhe Personat me Nevoja të Veçanta

Lehonave, personave të moshës së tretë dhe atyre me nevoja të veçanta të komunës së Vushtrrisë do t’u ofrohet kujdes shtëpiak.

Kjo në saje të marrëveshjes së nënshkruar mes Komunës me Islamik Relief World Wide, zyra në Kosovë, e përkrahur nga Zyra e Islamik Relief në Zvicër.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i shërbimeve shëndetësore me rastin e vizitave mjekësore nga ana e stafit shëndetësor, pa pagesë për të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, me fokus vizitat në shtëpitë e tyre me theks të veçantë të lehonave dhe foshnjave, personave me nevoja të veçanta, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje është një hap i radhës drejt qëllimit të qeverisjes lokale për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve.