array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}
array(1) {
  [0]=>
  array(9) {
    ["id"]=>
    int(2485495)
    ["url"]=>
    string(30) "https://kallxo.com/krypometer/"
    ["title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["object_type"]=>
    string(6) "custom"
    ["object_id"]=>
    string(7) "2485495"
    ["classes"]=>
    array(4) {
      [0]=>
      string(0) ""
      [1]=>
      string(9) "menu-item"
      [2]=>
      string(21) "menu-item-type-custom"
      [3]=>
      string(23) "menu-item-object-custom"
    }
    ["children"]=>
    array(7) {
      [0]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492490)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=1"
        ["title"]=>
        string(11) "E vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492490"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [1]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492491)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=2"
        ["title"]=>
        string(23) "Pjesërisht e vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492491"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [2]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492492)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=3"
        ["title"]=>
        string(6) "Me kos"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492492"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [3]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492493)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=4"
        ["title"]=>
        string(6) "Rrenë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492493"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [4]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492495)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=5"
        ["title"]=>
        string(16) "Rrenë e kryptë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492495"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [5]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492496)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=6"
        ["title"]=>
        string(20) "Qëndrim i ndërruar"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492496"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [6]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492497)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=7"
        ["title"]=>
        string(18) "Hetimet vazhdojnë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492497"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
    }
    ["description"]=>
    string(0) ""
    ["parent"]=>
    string(1) "0"
  }
}

Ministri Valdrin Lluka - Foto: KALLXO.com

Vonohet përkthimi i kontratave për TC ‘Kosova e Re’

Deklarata

Valdrin Lluka: Kontrata i ka 1000 faqe, përkthimi ka filluar por do të zgjasë deri në 3 muaj, përkthimin po e bën zyra jonë, nuk besoj që ka një kosto të lartë.

Valdrin Lluka

Vlerësimi

Rrenë

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të debatojë për kontratën e nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global për ndërtimin e një termocentralit prej 450 megavatesh. Debati do të bëhet, ndërkohë që 8 marrëveshjet e nënshkruara ende nuk janë përkthyer në gjuhën Shqipe. Premtimi i ministrit Lluka se përkthimi do të përfundojë brenda 3 muajve nuk është mbajtur. Premtimi i radhës është që të njëjtat do të përkthehen deri në fund të muajit maj.

Artikulli

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një konferencë për shtyp me 22 janar, pas një takimi me Safet Gërxhaliun, kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe disa prodhuesve vendorë, kishte thënë se përkthimi në gjuhën shqipe i kontratës për termocentralin ‘Kosova e Re’ ka filluar dhe pritet të kryhet brenda tre muajsh.

“Kontrata i ka 1000 faqe, përkthimi ka filluar por do të zgjasë deri në 3 muaj, përkthimin po e bën zyra jonë, nuk besoj që ka një kosto të lartë”, ka potencuar ministri Lluka.

Më 22 prill janë bërë 3 muaj që nga premtimi publik i ministrit Lluka, por përkthimi i tetë marrëveshjeve të kontratës 1.3 miliard euro me ‘Contour Global’ ende nuk ka përfunduar.

Zyra për Informim e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik thonë se procesi i përkthimit të tetë marrëveshjeve është duke u kryer me kujdes.

“Për shkak të volumit dhe kompleksitetit të marrëveshjeve, përkthyesit e kontraktuar nga MZHE kanë njoftuar se procesi i përkthimit është duke u kryer me kujdes”, thuhet në përgjigjet e MZHE-së.

Ai ka thënë se përkthimi i dy marrëveshjeve do të përfundojë gjatë kësaj jave.

“Pastaj nga dy marrëveshje në fund të çdo jave pasuese”, ka deklaruar Zeqiri për KALLXO.com.

Nëse përkthimi i tetë marrëveshjeve do të shkoj sipas planit të MZhE-së dhe përkthimi i nga dy marrëveshjeve do të bëhet në çdo javë pasuese atëherë përkthimi do të përfundoj me 27 maj.

Deri më 6 maj, që është ditë e diel dhe fundi i kësaj jave, do të përkthehen dy marrëveshje, deri më 13 maj do të përkthehen dy marrëveshje të tjera, deri më 20 maj do të bëhet përkthimi po ashtu edhe i dy marrëveshjeve. Përkthimi i dy marrëveshjeve të fundit sipas planit të MZhE-së pritet të bëhet deri më 27 maj.

Sipas kësaj llogaritje del se përkthimi i të gjitha marrëveshjeve të kontratës me ‘Contour Global’ do të zgjasë më shumë se katër muaj që nga premtimi i ministrit Valdrin Lluka.

Kontrata 1.3 miliard euro për ndërtimin e TC “Kosova e Re” është nënshkruar në një ceremoni zyrtare më 20 dhjetor të vitit 2017.

Marrëveshja për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” zyrtarisht u nënshkrua nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Joseph Brandt, drejtori ekzekutiv i “Countur Global”, Arben Gjukaj nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Kadri Kadriu nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Januz Kabashi, kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Ekonomike “Ibër-Lepenci”.

Tetë marrëveshjet e nënshkruara të projektit janë: Marrëveshja e implementimit (Kompania e gjenerimit); marrëveshja e implementimit (kompania e minierave); marrëveshja për blerje të energjisë (TCKR); marrëveshja për furnizim me linjit (Kosova A); Marrëveshja për furnizim me linjit (Kosova B TCKR); Marrëveshje shumëpalëshe për furnizim me linjit; Marrëveshja për furnizim me ujë; Marrëveshja për shërbimet ndihmëse (TCKR).

Këtu mund t’i shkarkoni dhe lexoni të gjitha kontratat e nënshkruara, të cilat janë në gjuhën angleze.

Pas nënshkrimit mbeten edhe tre hapa të tjerë të mëdhenj deri në vitin 2019 kur do të vihet gurthemeli i termocentralit “Kosova e Re”.

Këtë vit do të hapet tenderi për përzgjedhjen e kontraktuesit, në vitin 2019 do të bëhet përmbyllja financiare dhe do të fillojë ndërtimi i termocentralit.